Radja Nainggolan flet për Luciano Spalletti. Gjatë podcast-it “Sky Calcio Unplugged”, ish-mesfushori i Romës u ndal te trajneri aktual i Juventus, duke vlerësuar cilësitë e tij: “Unë e adhuroj Spallettin për stilin e lojës, për mënyrën si flet dhe si e menaxhon marrëdhënien me mediat.
Ai është i tillë, di të japë përgjigje edhe kur kritikohet, merr shumë përgjegjësi kur gjërat nuk shkojnë mirë. Në këtë moment Juventusi luan futbollin më të bukur në Itali, me një skuadër që më parë, me trajnerë të tjerë, nuk luante në këtë mënyrë.
Po më pyete nëse Juve mund të ishte skuadra më e afërt me Interin, mendoj se do të rivalizonte për titullin nëse Spalletti do ta kishte drejtuar që në fillim të sezonit”.
The post Nainggolan: Po të ishte Spalletti që në fillim, Juventusi do të rivalizonte me Interin appeared first on Telesport.









