Radja Nainggolan, ish-mesfushori i Romës dhe Interit, foli për “Gazzetta dello Sport” në prag të përballjes mes dy skuadrave në “Olimpico”. “Le ta themi hapur, në kohën time ishim më të fortë. Ku e shihni tani atë mesfushë të Romës?” – tha ai pa doreza.
Për Interin e Cristian Chivu, belgu theksoi: “Tani ka më shumë stabilitet. Mos shikoni vetëm statistikat, futbolli është çështje shpirti, dhe Interi e ka pasur gjithmonë atë”.
Sa i përket Romës së Gasperinit, shtoi: “Ende nuk ia ka dhënë skuadrës shpirtin e tij, por po bën mirë, edhe pse nuk luan akoma futboll të madh. Nuk krahasohet me Atalantën e dikurshme, por nëse merr pikë kështu, imagjinoni kur lojtarët të kuptojnë lëvizjet e tij. Ky është sinjal i rëndësishëm, Roma mund të rritet shumë. Gasperini hyn në mendjet e lojtarëve, pësimi i pak golave është themeli i sigurt i asaj që po ndërton”.
The post Nainggolan “luan” Roma-Inter: Chivu ka sjellë më shumë stabilitet, Gasperini ka ende punë appeared first on Telesport.