Radja Nainggolan ka rrëfyer me sinqeritet jetën e tij të vështirë në programin belg “Het Huis” të televizionit VRT, duke folur për fëmijërinë në Anversë. “Ndodhi për shkak të babait tim që përfunduam në një qendër ndihme sociale, – tregoi ish-lojtari i Romës dhe Interit. – Falë shoqatës bamirëse ‘Mothers for Mothers’, ndonjëherë merrnim thasë me rroba dhe pako ushqimore”.
Babai e kishte braktisur familjen herët, duke lënë pas boshllëk dhe mllef: “Nëna ime punonte pa pushim, edhe në një bar për të shtuar të ardhurat. Ndonjëherë nuk e shihja për dy ditë. Bënte gjithçka që mua dhe motrës të mos na mungonte asgjë.
Prandaj e urrej kaq shumë babanë tim. Futbolli më shpëtoi vërtet, sepse si fëmijë isha një i vogël delinkuent. Kur nuk ke asgjë, je i detyruar të gjesh mënyra për të mbijetuar. Vodha gjëra të vogla, ishte mënyra jonë për të jetuar, nuk kishim zgjedhje tjetër”.
The post Nainggolan bën rrëfimin e trishtë: Babai më braktisi, ndaj e urrej. Futbolli më shpëtoi jetën appeared first on Telesport.










