Grimerja nga Kosova, Naime Jakupi Mexhuani sërish doli ‘faqebardhë’ me pjesëmarrjen e saj në një event bukurie, që u mbajt në Stamboll ku të pranishëm ishin përfaqësues të Make-Up nga e gjithë bota.
Në eventin e madh të gala mbrëmjes ‘The Best of Europe Awards 2024’ çmimi i Make-Up artistës më të mirë të kësaj gare, iu nda grimeres së njohur nga Mitrovica, Naime Jakupi-Mexhuani, puna e së cilës u vlerësua lartë nga juria përzgjedhese e këtij eventi të cilët mbetën të mahnitur me punën e grimeres nga Kosova.
Naimja në momentin kur juria përmendi emrin e saj për çmimin e parë si grimerja më e mirë, ajo doli në skenë e shoqëruar nga dy modelet e “Gecjan Fashion Group-GfG Models”: Dea Grosha (Miss Shqiptarja në Botë dhe Aizi Maraimova (Miss Europa 2022) të cilat para të pranishmëve nuk hezituan të bëjnë simbolin e Shqiponjës para shumë mysafirëve në këtë gala mbrëmje që për organizator kishte producentin e njohur kosovar, Ilir Geci, dhe producenten e famshme turke, Tugce Sarykaia Dagistan.
Nuk është hera e parë që Naimja ‘rrëmben’ çmime të rëndësishme në pothuasje çdo pjesëmarrje, kësaj here edhe në rangun botëror. Ajo pa dyshim që tashmë është bërë emër suksesi në të gjitha trevat shqiptare dhe me gjerë, ndërsa vlen të theksohet se ajo ka dy studio gjigande të bukurisë në Mitrovicë dhe në kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë me një staf profesional.
Po ashtu çmim të rëndësishëm në Stamboll, mori edhe Florent Morina nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër. Ai dhe kompania e tij ‘Flo Barber’ në Zvicër fituan çmimin ‘The Best International Men’s Hair Artist 2024”.