Në prag të Botërorit, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann po përcakton kriteret e grumbullimeve pa u ndikuar nga statusi i lojtarëve te klubet. Në një intervistë për “Kicker”, ai foli rreth të rinjve dhe zgjedhjet delikate për turneun.
Për Nick Woltemade, aktualisht te Newcastle United, tekniku u tregua i kujdesshëm: “Është i ri dhe ka nevojë për kohë për t’u rritur. Nuk pres që të shënojë 15 gola dhe të na çojë në Botëror. I kam thënë të qëndrojë i qetë, kemi besim tek ai”. Pas 4 golave në 5 ndeshjet e para, sulmuesi ka shënuar vetëm dy herë dhe ka mbetur pa gol në 8 paraqitjet e fundit në Champions.
Nagelsmann theksoi se titullarët në klube nuk do të thirren automatikisht: “Vendimtar është kush përshtatet më mirë. Do të ketë zgjedhje që nuk do të kuptohen”. Në këtë logjikë hyn edhe Leon Goretzka, i cili mund të jetë në Botëror edhe me pak minuta te Bayern Munich. Mesazhi është i qartë: Gjermanisë i duhen profile funksionale, jo vetëm emra të mëdhenj.
The post Nagelsmann i qartë: Nuk mjafton të bësh mirë me klubin për të qenë në Botëror appeared first on Telesport.










