Presioni ishte i madh mbi trajnerin Julian Nagelsmann dhe Gjermaninë përpara një përballjeje shumë të rëndësishme kundër Sllovakisë. Por gjithçka u bë e lehtë për gjermanët, që në fushën e tyre fituan thellë 6-0. Fitore që i kualifikoi në Kupën e Botës 2026.
Trajneri Nagelsmann synonte t’i heshtte kritikët dhe ia doli mbanë: “Çdo lojtar tregoi një performancë shumë të mirë. Ne gjetëm lojën tonë dhe luajtëm futboll bindës. Të gjithë luajtën shumë mirë. Nuk mund të ankohem“.
“Jam krenar për ekipin. Atyre iu desh të luftonin fort pas fillimit të keq të këtyre ndeshjeve kualifikuese me humbjen në Sllovaki. Ata e shtynë veten në limite dhe treguan një frymë të mirë ekipi”, shtoi Nagelsmann.
“Rikthimi i Kimmich është shumë i vlefshëm për ne. Ai ka shumë përvojë në këtë nivel dhe ka luajtur shumë ndeshje të tilla. Ai është një nga krosuesit më të mirë të topit në Evropë. E pamë këtë në golin e parë, i cili ishte shumë i rëndësishëm”, shtoi trajneri i kombëtares gjermane.
Në fund, Nagelsmann lëshoi një deklaratë provokuese: “Kur Jamal Muisiala, Kai Havertz, Tim Kleindienst dhe të gjithë lojtarët tanë të lënduar të jenë rikthyer, ne mund të mposhtim çdo ekip. Ne jemi ende Gjermania”.
The post Nagelsmann i lumtur pas kualikifikimit në Kupën e Botës: Ne jemi Gjermania, mund të mposhtim çdo ekip appeared first on Telesport.











