Nagavci me retorikën e njëjtë, pretendon se opozita është fajtore për presidentin

Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ka vazhduar retorikën e pushtetit, duke fajësuar opozitën për dështimin e shumicës që të zgjedh presidentin e ri të Kosovës.

Në konferencën për media pas ndërprerjes së seancës në mungesë të kuorumit, Nagavci ka përmendur LDK-në e PDK-në që munguan.

“Me vetëdije nuk ishin prezentë për të votuar për president”, ka thënë Nagavci.