“Na provokuan gjatë gjithë ndeshjes”; izraelitët “nxijnë” fitoren e vuajtur të Italisë

Ndeshja e mbrëmshme mes Izraelit dhe Italisë la gjurmë në debatet publike, jo vetëm në kufijtë axurr. Disa media izraelite e përshkruajnë sfidën kualifikuese të Botërorit 2026, të zhvilluar në Debrecen të Hungarisë, si mjaft të tensionuar.

Në fund të ndeshjes, ndodhi një përplasje e lehtë, ku u dallua për nervozizëm portieri italian Donnarumma. Lojtarë të Izraelit kanë deklaruar në mënyrë anonime për mediat vendase se janë fyer gjatë gjithë ndeshjes nga italianët. Sipas akuzave, Donnarumma i ka tallur disa herë kundërshtarët, veçanërisht Tai Baribno dhe Sagiv Yehezkel.

Pavarësisht gjithçkaje, përfundimi i ndeshjes ishte i tensionuar. Portali izraelit “Sport5” raporton se disa anëtarë të delegacionit italian i kërkuan falje stafit izraelit për sjelljen e disa lojtarëve në dhomat e zhveshjes, pas ndeshjes. Ndeshja e Debrecenit konfirmoi shqetësimet rreth acarimit mes dy skuadrave.

Tension në Izrael-Itali. Tifozët axurr protestojnë gjatë himnit, i kthejnë shpinën flamurit të Yllit të Davidit

The post “Na provokuan gjatë gjithë ndeshjes”; izraelitët “nxijnë” fitoren e vuajtur të Italisë appeared first on Telesport.