Chelsea pësoi një humbje të papritur dhe zhgënjyese në shtëpi në Premier League. Londinezët u mundën 1-2 nga Sunderland, ndërkohë që ndeshja nisi mjaft mirë për ekipin e trajnerit Enzo Maresca, që kaluan në epërsi që në minutën e katërt.
“Mendoj se nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Mungonte kreativiteti, nuk krijuam shumë, përveç golit, dhe luftuam pak për topin e parë dhe të dytë. Ne kemi nevojë që lojtarët tanë të performojnë 100%”, tha Maresca, që kritikon ashpër të tijtë.
“Kur nuk je mjaftueshëm i mirë në Premier League e dimë se pasoja mund të jetë e keqe. E kam thënë shumë herë, kur nuk je në gjendje të fitosh, është e rëndësishme të mos humbasësh”, deklaroi më tej trajneri italian.
Më pas, Enzo Maresca tha: “Sigurisht që duhet të bëjmë më mirë në të ardhmen nëse duhet të fitojmë trofe. E dimë se përgjatë sezonit ka edhe luhatje, por mbrojtja duhej të tregohej më e kujdesshme”.
The post “Na mungoi kreativiteti, në Premier League nuk të fal askush nëse nuk jep 100%” appeared first on Telesport.










