Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka vizituar kullën e heroit kombëtar Kadri Zeka, një simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri, shkruan KosovaPost.
Postimi i plotë:
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, realizoi një vizitë të veçantë në fshatin Hogosht të Kamenicës, ku u prit me respekt nga banorët e zonës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe biznesmenë.
Gjatë qëndrimit në këtë trevë, Myftiu Tërnava vizitoi kullën e heroit kombëtar Kadri Zeka, një simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri. Me këtë rast, Myftiu shprehu vlerësimin për kontributin e familjes Zeka dhe gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Vizita e tij përfshiu edhe ndalesën në kompaninë private “Güris”, e cila operon në fushën e energjisë së ripërtrishme. Ai u njoh nga afër me punën e kësaj kompanie, duke përgëzuar drejtuesit për angazhimin në zhvillimin ekonomik dhe përkushtimin ndaj burimeve të qëndrueshme të energjisë.
Në fund të vizitës, Myftiu Tërnava vizitoi memorialin e dëshmorëve të fshatit Kikë, ku këndoi nga një Fatiha për shpirtin e të rënëve dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të sakrificave të bijve më të mirë të vendit.
The post Myftiu Tërnava viziton kullën e heroit kombëtar Kadri Zeka appeared first on Kosovapost.net.