Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka prezantuar si kandidat për deputet Muzafer Shalën.
Hamza ka thënë se Shala është profesionist i jashtëzakonshëm me mbi 20 vite përvojë akademike dhe institucionale, duke përfshirë edhe shërbimin si Ministër i Inovacionit
“Me shumë respekt, sot e prezantoj për deputet Prof. Ass. Dr. Muzafer Shalën, një profesionist të jashtëzakonshëm me mbi 20 vite përvojë akademike dhe institucionale, duke përfshirë edhe shërbimin si Ministër i Inovacionit. Ai ka doktoruar në University of Kent dhe ligjëron në RIT Kosovo. Si themelues i British Gymnasium of Technology dhe kontribuues i rëndësishëm në zhvillimin digjital të Kosovës, ai përfaqëson vizion dhe profesionalizëm. Me profesionistë të përkushtuar si Muzaferi, e ardhmja është premtuese.”











