Grindjet në mes të zyrtarëve të AAK-së dhe LDK-së nuk kanë të ndalur! Tani lideri i LDK-së u është përgjigjur akuzave të rivalëve duke u shprehur ngushëllime “që nuk po u del ashtu siç kanë menduar (për LDK-në)”.
Ja postimi i plotë i Isa Mustafës
“Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim.
Për një gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy. E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta! IM”