Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar Presidenten Vjosa Osmani se po merr anën e partisë Vetëvendosje në dritën e zhvillimeve të fundit.
“Mendoj se Presidentja e ka humbur rrugën. Ajo po përkrah haptaz zgjidhjen e Vetëvendosjes,” tha Mustafa në T7.
“Mendoj se Presidentja e ka humbur rrugën. Ajo po përkrah haptaz zgjidhjen e Vetëvendosjes. Presidentja ka të drejtë që të kërkojë zgjidhje. Ju e keni ligjin, mundësitë, përvojat nga e kaluara por duhet të bëheni përpjekje për të siguruar mjete për komunat, RTK-në dhe të tjerat.” – shtoi ai.










