“Përgjegjëse e vetme Vetëvendosja”, tha ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, rreth ndërprerjes së djeshme të seancës konstituive, ku Vetëvendosja synoi të vazhdojë me dhjetë anëtarë qeverie të zgjedhur edhe si deputet, të vazhdojë pa dorëheqje valide – kësisoji duke mbajtur dy pushtete.
Mustafa lexon se pushteti i Vetëvendosjes vetë ka shkruar e miratuar ligje – referuar Ligjit për Qeverinë – dhe vetë i shkel ato.
“Sistemi ynë kushtetues është krejtësisht i qartë, askush nuk mundet që në të njëjtën kohë të ketë edhe pushtet legjislativ edhe ekzekutiv; të jetë edhe deputet edhe ministër; të jetë njëherazi edhe Kuvend edhe Qeveri”, i tha Isa Mustafa “Gazetës Blic”.
“Ligjin për Qeverinë, i cili kërkon që qeveritarët në detyrë, të cilët zgjidhen deputetë, duhet të japin dorëheqje para se të certifikohen rezultatet, flet se kjo parti dhe kjo qeveri, ligjet i sjell për t’i shkelë vet dhe për të persekutuar të tjerët”, tha ai.