Mustafa për qeverisjen opozitare: Veç nëse e udhëheq LDK

Që Lidhja Demokratike e Kosovës të hyjë në një format qeveritar me partitë ish-opozitare, kushti është që ta udhëheqin atë qeveri.

Kështu tha zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në RTV21.

”LDK në këto rrethana do të jetë në Qeveri nëse ka postin e kryeministrit dhe nëse e udhëheq atë Qeverinë, do të insitojmë në platformën e dytë që të kemi një stabilitet për zgjedhjen e presidentit”, tha Mustafa.

”Mes një qeverie jo stabile dhe opozitës do të zgjedhim opozitën. Si është e mundur të jemi me VV-në kur nuk i shkojmë as në takim. Nuk e ndryshojmë mendimin tonë”, tha Mustafa