Mustafa: Hajrulla, qysh i nënshkrove 56 milionë euro tendera në fund të mandatit, çka ke kaq urgjente?

Besian Mustafa i ka reaguar ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për postimin e sotëm në Facebook, teksa i ka kërkuar që t’i tregojë se si nënshkroi tenderët në vlerë 56 milionë euro në fund të mandatit.

Çeku ka shkruar në Facebook se Abdixhiku s’po i mban fjalët, duke shtuar se “është që z.Abdixhiku të na tregojë për cilat fjalë ta mbajmë”. Ai ka shkruar se si Abdixhiku do të jetë kryeministër “kur fituesi është trefish larg teje”.

Ndërkaq, Mustafa i është kundërpërgjigjur si shumë anëtarë të tjerë të LDK-së. Ai ka thënë se për çfarë e pati kaq urgjente, nënshkrimin e tenderëve në nëntorin e vitit 2024.

“Nuk ndërtohen 4 stadiume për katër muaj… çfarë halli financiar pate?”, ka shkruar Mustafa.

“A po na tregon qysh ia ndave 257 mijë euro subvencione vllaut tënd?”, ka pyetur ai.

A i keni fitu 48 mandate Hajrulla me formu’ qeverinë apo me i bà analizë sintaksës, drejtshkrimit e bukurshkrimit të Lumirit?

Mustafa ka deklaruar se LDK-ja nuk ka ndërruar qëndrim.

“Neve na ke në qato pozicione që kemi thënë para, gjatë e pas fushatës”, ka thënë ai.