Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i është bashkuar festës së partisë, për fitoren e Përparim Ramës.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ironizoi me ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçlën, i cili mëngjesin e sotëm, ishte kapur me një aktivist të LDK-së në Prishtinë, pasi i pengoi stema e partisë që i riu kishte vendosur në xhaketë.
“Xhelal, ‘hajde nalna’”, ka shkruar deputeti i LDK-së në Facebook.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, del që Përparim Rama mposhti Hajrulla Çekon e VV-së për të parin e kryeqytetin.
The post Mustafa feston në Prishtinë: Xhelal, “hajde nalna” appeared first on Klan Kosova.










