Mustafa: Do të punoj më fuqishëm se më herët për PDK-në dhe Bedri Hamzën, do të punoj kundër atyre që krijojnë mendësi të lindjes

Rrustem Mustafa – Remi ka thënë se që nga viti 2000 është zhvilluar një luftë e pandërprerë propagandistike kundër UÇK-së, duke krijuar një narrativë që synonte ta paraqiste atë si të panevojshme për vendin. Ai theksoi se ky narrativ po rrëzohet, sidomos pas zhvillimeve të fundit që, sipas tij, kanë zbuluar padrejtësitë e kësaj qasjeje. Remi u shpreh optimist se Kosova po hyn në një fazë të re, ku e vërteta për UÇK-në po rikthehet në vendin që meriton.

Ai, gjithashtu ka treguar se është duke lobuar për PDK-në dhe Bedri Hamzën.

“Unë jam votues i PDK-së, jam anëtar i PDK-së dhe do të punoj më fuqishëm se më herët për PDK-në. E shoh që është koha, e shoh që i duhem PDK-së dhe do t’i gjendem. Do të bëjë punë për secilën ditë që të goditen ata që po duan të krijojnë mendësi të lindjes ose mendësi njëpartiake”, tha Rrustem Mustafa.