Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet rreth Gjykatës Speciale dhe protestën e 7 gushtit të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ai ka deklaruar se mbështet luftën e UÇK-së dhe ka kritikuar mënyrën se si po trajtohen ish-krerët e saj në Hagë, transmeton Kosova.
Por ky pozicionim i fundit i Mustafës ngre jo pak pikëpyetje, sidomos për ata që e kujtojnë fjalorin e tij të dikurshëm, kur shpesh shprehej me përçmim ndaj luftës dhe figurave kyçe të UÇK-së. Nga deklaratat që e vinin në pikëpyetje rolin e luftës çlirimtare, te përplasjet me përfaqësues të saj në institucionet e Kosovës, Mustafa është parë si një nga zërat më kritikë të asaj periudhe historike.
“Është detyrë e gjithë neve të mbrojmë vlerat e luftës, dhe të mos lejojmë të rishkruhet historia me dëshmi të instrumenteve të pushtetit serb…”, u shpreh ish-lideri komunist i Jugosllavisë.
Ironikisht, ky është po ai Mustafa që për vite me radhë ka kontribuar në zbehjen e këtyre vlerave përmes qëndrimeve të tij politike dhe retorikës përjashtuese ndaj luftës së armatosur.
Ai thekson se shteti i Kosovës është rezultat i dy rrugëve: rezistencës paqësore të Rugovës dhe luftës së UÇK-së, por për shumë kë, kjo tingëllon më shumë si përpjekje për të larë duart nga qëndrimet e kaluara sesa një bindje e sinqertë.
Kur flet për besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe për rolin e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve në themelimin e Dhomave të Specializuara, Mustafa shfaqet si dëshmitar i një kohe kur politika kosovare shkoi përtej ndasive. Por ai harron të përmendë rolin që vetë ai pati në dobësimin e pozitës së luftës çlirimtare brenda skenës politike kosovare.
Në fund, ai thotë se po të kishte shëndet, do të ishte fizikisht në protestën e 7 gushtit:
“Me Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin kemi qenë kundërshtarë politik… Por, në këtë rast, sikur ta kisha shëndetin, me 7 gusht do të isha edhe unë në Sheshz’- tha Musfata.
Një deklaratë që për disa mund të tingëllojë si reflektim, por për shumë të tjerë, thjesht si hipokrizi politike – një përpjekje për të shpëtuar fytyrën në një kohë kur historia po gjykon edhe ata që dikur heshtën apo sulmuan vlerat e luftës.
Si Kryeministër i Kosovës, Mustafa ka pasur disa përplasje publike dhe politike me Ramush Haradinajn, kryetarin e AAK-së dhe një nga figurat qendrore të UÇK-së. Këto përplasje janë shoqëruar herë pas here edhe me akuza direkte dhe të tërthorta.

The post Mustafa dhe kthesat e papritura: ‘Tutori’ i Abdixhiku, nga kritikë i UÇK-së në “mbrojtës” të saj appeared first on Kosovapost.net.