Musliu: Shteti vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit

Deputetja Ganimete Musliu ka thënë se shteti ka mbetur institucione sepse “Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit”.

“Albulena mbi Republikën! Shteti vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit.  Ajo ka zgjedhur që pushtetin e Albinit ta vendosë mbi shtetin, mbi interesin e popullit, mbi të ardhmen e fëmijëve të saj.”

Musliu ka shtuar se “kur individi vlen më shumë se shteti, vritet demokracia”.

Ajo ka thënë se Kurti dhe Haxhiu “do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës”.

“Albulena po lejon që emri i saj të bëhet arma me të cilën Albini po synon të vrasë demokracinë tonë. Ajo po bëhet shkaktare e një krize institucionale, politike dhe morale. Por nuk do t’ia dalin. As një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin këtë shtet. Do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës. Dhjetë herë tentuan, dhjetë herë dështuan. Ne nderkohe Donika, Mimoza dhe Peci po mundohen me i shite mend nje Kosove të tére, po per me shite mend duhet fillimisht me pase mend.”