Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi deputetja e VV’së, Shqipe Selimi, u hodh në sulm ndaj rendit kushtetues pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Fokusi.info.
Musliu përmes një reagimi në Facebook, i është drejtuar Shqipe Selimit duke i thënë: Sot po e konteston vendimin Gjykatës Kushtetuese. Dje zhgenjeve me heshtje dhe mosprezencë.
“Më 7 gusht, Prishtina gumëzhinte nga zërat dhe kumbonte nga brohoritjet e dhjetëra mijëra shqiptarëve nga e gjithë bota që dolën në rrugë për të protestuar padrejtësitë ndaj çlirimtarëve të UÇK-së, përfshirë edhe bashkëshortin dhe bashkëluftëtarin tuaj, Rexhep Selimi, 10-shi i UÇK-së, një nga figurat kryesore të luftë”, i drejtohet në reagimin e saj Musliu-Selimit.
“Edhe pse dje shumë figura shtetërore që kishin si detyrë morale ashtu edhe institucionale të merrnin pjesë në këtë protestë, shkëlqyen me mungesën e tyre, askush nuk mungonte më dukshëm se ti, Shqipe Selimi.
Mungesa jote nuk ishte e dukshme vetëm si gruaja e Rexhep Selimit, por edhe si ish ushtare e UÇK-së, si vajza që iu bashkua luftës në një moshë shumë të re.
Ti zgjodhe të mos pozicionoheshe me shokët tu.
Ti zgjodhe heshtjen kur guximi personal dhe politik dhe një qëndrim i qartë ishin të nevojshëm më shumë se kurrë.
Ti zgjodhe heshtjen në momentin kur të folurit ishte e domosdoshme.
Heshtja jote dhe refuzimi për t’u bashkuar me veteranë të tjerë në protestë nuk ishte neutralitet. Ishte një deklaratë”, shkroi tutje deputetja Ganimete Musliu:
Më poshtë gjeni postimin e plotë [pa ndërhyrje]:
Sot po e konteston vendimin Gjykatës Kushtetuese. Dje zhgenjeve me heshtje dhe mosprezencë.
Më 7 gusht, Prishtina gumëzhinte nga zërat dhe kumbonte nga brohoritjet e dhjetëra mijëra shqiptarëve nga e gjithë bota që dolën në rrugë për të protestuar padrejtësitë ndaj çlirimtarëve të UÇK-së, përfshirë edhe bashkëshortin dhe bashkëluftëtarin tuaj, Rexhep Selimi, 10-shi i UÇK-së, një nga figurat kryesore të luftës.
Populli qëndroi i vendosur, duke duruar vapën përvëluese dhe distancat e gjata, për të mbështetur burrat që sakrifikuan gjithçka për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.
Edhe pse dje shumë figura shtetërore që kishin si detyrë morale ashtu edhe institucionale të merrnin pjesë në këtë protestë, shkëlqyen me mungesën e tyre, askush nuk mungonte më dukshëm se ti, Shqipe Selimi.
Mungesa jote nuk ishte e dukshme vetëm si gruaja e Rexhep Selimit, por edhe si ish ushtare e UÇK-së, si vajza që iu bashkua luftës në një moshë shumë të re.
Ti zgjodhe të mos pozicionoheshe me shokët tu.
Ti zgjodhe heshtjen kur guximi personal dhe politik dhe një qëndrim i qartë ishin të nevojshëm më shumë se kurrë.
Ti zgjodhe heshtjen në momentin kur të folurit ishte e domosdoshme.
Heshtja jote dhe refuzimi për t’u bashkuar me veteranë të tjerë në protestë nuk ishte neutralitet. Ishte një deklaratë.
Aq më tepër kur merret parasysh grupi me të cilën identifikohesh tani , zërat me të cilët je bashkuar, duke qëndruar si një kukull pa bindje politike.
Është e vështirë të besohet se ti u bashkove me Donika Gërvallën, një nga figurat kryesore të kësaj qeverie, e cila ofendoi publikisht burrin tënd dhe shokët e tij.
Ti u bashkove me atë që kishte deklaruar, si në vijim:
“Sa e neveritshme të shohësh Rexhep Selimin duke folur për sundimin e ligjit. Fakti më i shëmtuar është se edhe LVV nuk ka arritur të çlirohet plotësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës kriminale.”
Porbashkëveprimtarja jote politike nuk u mjaftua më kaq. Gërvalla shkoi më tej, duke thënë:
“Brenda mundësive të mia, patjetër do t’i dërgoj materiale gjykatës. Po, kam materiale. Kemi një kryetar parlamenti që e quaj më të turpshëm se Thaçi që është president. E gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe e gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ishte kreu i organizatës që kreu krime kundër kundërshtarëve politikë.”
Në një realitet ku çlirimtarët përballen me akuza të rënda, dhe një pjesë e klasës aktuale politike jo vetëm që i braktisi, por edhe po i sulmon në mënyrë aktive, heshtja jote, Shqipe Selimi, është shumë më tepër sesa neutralitet.
Është marrëveshje e heshtur, një pozicionim i qartë në anën e gabuar dhe një zhgënjim tronditës për ata që prisnin t’ju qëndroje me dinjitet pranë shokëve tu të luftës.
Historia nuk i gjykon njerëzit vetëm nga fjalët ose veprimet e tyre, por edhe nga heshtja e tyre në momentet që kërkojnë guxim dhe nga mosveprimi i tyre kur detyra i thërret.
Ti ndan kujtimin dhe barrën që ky popull e ka mbajte me shekuj.
Ti pate guxim të dilje para plumbit për dinjitetin e tij, por nuk pate guxim t’i kundërviheshe Dejona Mihajlit dhe Albin Kurtit. Kjo mungesë e guximit politik, kjo heshtje të ç”nderon.
Mungesa jote dje ishte e dhimbshme, sepse më shumë sesa thjesht fizikisht, ti mungove moralisht.
Më zhgënjeve, Shqipe Selimi.