Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pasur një reagim të ashpër pas tentimit të VV-së për politizimin e dërgimit të FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në Ujman.
Musliu ka thënë se FSK-ja është e gjithë Kosovës, e jo e partive.
“Jo, maskarenjë, mos e politizoni FSK-në! Kjo është ushtri e ndërtuar nga breza me mund, me sakrificë dhe me përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
FSK-ja është e Kosovës, jo e partive.
Heroizmi i ushtarëve nuk guxon me u keqpërdor për me mbulu paaftësinë qeverisëse.
Në vend se të heshtin e të tregojnë respekt për një jetë të humbur, këta po tregojnë disrespekt për të ndjerin dhe familjen e tij.
Sa turp, aq edhe mjerim!
Në krejt këtë maskaradë, po na intereson veç një gjë:
Ku e morën këta këtë ushtri, kur thonë që kur erdhën në pushtet e gjetën Kosovën të shkatërruar?
A thua FSK-në e gjetën në ndonjë pako Smoki???
Apo edhe ajo ka zbritë nga qielli, njëjtë si “sukseset” që veç ata i shohin?
Jo, maskarenjë, mos e politizoni FSK-në!
Kjo është ushtri e ndërtuar nga breza me mund, me sakrificë dhe me përkushtim.
FSK nuk është ndërtuar me statusa në Facebook. FSK ka dalë nga gjaku i bijave dhe bijëve më të mirë të Kosovës!
Respekt për ushtarët tanë!
Turp për ata që po i shfrytëzojnë për PR politik!