Musliu publikon videon e grupit të Radoiçiqit gjatë protestave në Serbi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të grupeve të krimit të organizuar në Serbi nga pushteti i Aleksandar Vuçiqit, transmeton KosovaPost.

Në një postim në Facebook, Musliu akuzon presidentin serb për instrumentalizimin e grupit të njohur të Milan Radoiçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij për të shtypur protestën studentore në Beograd më 28 qershor 2025.

Në tekstin e titulluar “Krimi si shtet: Si e përdor Vuçiq grupin e Radoiçiqit për të sunduar”, Musliu denoncon atë që e cilëson një regjim autoritar, i bazuar në frikë, dhunë dhe aleanca me elemente kriminale.
Ai thekson se Vuçiq jo vetëm që ka lejuar aktivitetin e grupit të Radoiçiqit në Serbi, por edhe i ka mobilizuar ata për të sulmuar protestuesit, përfshirë studentët që kërkojnë reforma demokratike.
Sipas Musliut, kjo është një “paradoks tronditës”, duke vënë në dukje se ndërsa Radoiçiq duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për krime të rënda, ai në Serbi shërben si mburojë për regjimin autoritar.

The post Musliu publikon videon e grupit të Radoiçiqit gjatë protestave në Serbi appeared first on Kosovapost.net.