Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Armend Mehaj, i cili ka njoftuar se disa institucioneve private shëndetësore me vullnetin e mirë të tyre kanë treguar gatishmëri për të ofruar shërbime të përgjithshme mjekësore për të gjithë pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Policia e Kosovës nuk mund të të trajtohet me ndihma apo lëmoshë.
Musliu tutje thotë se policia meriton trajtim dinjitoz.
Postimi i saj i plotë:
E vlerësoj qëllimin e mirë të z. Armend Mehaj dhe dhe vullnetin fisnik të institucioneve private që ofrojnë zbritje për shërbime shëndetësore ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Por një gjë duhet ta themi hapur: Policia e Kosovës nuk guxon të trajtohet me ndihma apo lëmoshë, sado me zemër të madhe të jenë ato.
Policia meriton pagë dinjitoze.
Meriton pension të sigurt dhe të drejtë.