Musliu: Pas Serbisë, Vetëvendosje përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në Facebook është shprehur se pas Serbisë, Lëvizja Vetëvendosje është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale.

Musliu, tutje shtoi se VV kundërshtonte themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosoves, veç sa për “sy e faqe”.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin te vetëdijëshen se po banin sakrificën e radhës për Kosovën, Gjykata Speciale po themelohej për ata që bënë luftën tonë çlirimtare, kurse Albini e dinte se përderisa ata janë të lirë nuk do t’ia dilte kurrë të realizonte agjenden e tij antishtetërore”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:

Lotët e krokodillit te LVV-së e te Mihajles për Gjykatën Speciale.

Krejt populli e dinë se pas Serbisë , LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale.

Që të kuptohet drejt në Kuvendin e Kosovës LVV nuk ka votuar asnjëherë kundër Gjykatës Speciale, ata vetem deklartivisht janë shprehur gjoja janë kundër Gjykatës Speciale derisa ne anën tjetër bartës politik të LVV-së kanë punuar nën-tokë per te themeluar Gjykaten Speciale.

LVV deklarativisht ishte që Gjykata Speciale te mos themelohet nga Kuvendi i Kosovës, por nuk ndërmori asnjë veprim për ta ndaluar përderisa për gjëra krejtsisht të parëndësishme e kallte Kuvendin.

Pra, LVV kundershtonte themelimin e Gjykates Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosoves, veç sa për “sy e faqe” sepse në prapavi punuan fort që kjo gjykatë të bëhëj. Sot, ata që dikur me mburrje pohonin se po e ndihmonin prokurorinë me dosje, janë anëtarë të kabinetit qeveritar të Albin Kurtit. Sot, para Késhillit të Sigurimit të OKB-së, ministrja e Albin Kurtit merr lëvdata nga Serbia, për bashkëpunim në këtë çështje.

Janë bashkëpunëtorë e bashkëqeverisës të po këtij Albin Kurti që në foltore te Kuvendit ka akuzu UÇK se ka ba krimet me makabre, të po këtij Albini që i thërriste “Hashim shko ne Hagë”.

Dhe kjo parullë nuk ishte shprehje e dëshirës vetëm e Albinit, por edhe e shume bashkëpartiakëve e përkrahësve te Kurti, njejtë siç ishte dëshirë edhe e Serbisë dhe armiqëve të lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. E këtë të krisur, për fatin e keq, po në Kuvendin e Kosovës, kundër çdo rregulli të demokracisë parlamentare e kontrabanduan në postin e kryeministrit të Kosovës.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin te vetédijëshen se po banin sakrificen e radhes per Kosovën, Gjykata Speciale po themelohej per ata që bënë luftën tonë çlirimtare, kurse Albini e dinte se përderisa ata janë të lirë nuk do t’ia dilte kurrë të realizonte agjenden e tij antishtetërore.

Tani në prag të zgjedhjeve, i gjendur para dështimit të tij të madh, e paska mxjerrë në fushbetejë “kryegestapon-ë” e tij Dejona Mihajlovsken për të filozofuar për patriotizëm. Çfarë hipokrizie! Çfarë mjerimi!

Heshtni me mirë. Mos folni fare sepse ju njohjm mirë kushi jeni dhe për kënd punoni.

E dijmë shumë mirë se po të kishit mundësi, asnjë pjesëtarë të UÇK-së nuk do ta lënit në liri.

E dimë ne e do ta dinë brezat që vijnë se kush punoi për e kush kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

E dimë ne e do ta dinë edhe brezat që vijnë se kush është Hashim Thaçi e Kadri Veseli e kush ishte Albini e Dejona.

ATA do të kthehen me lavdi e ju do të kujtoheni për tradhëti.

Zgjedhjet erdhen, ju shkuat.