Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas mosvazhdimit të kontratës së gazetares Edina Avdiu në Radio Televizionin e Kosovës, duke e cilësuar rastin si goditje serioze ndaj gazetarisë së lirë dhe rolit të transmetuesit publik.
Musliu thekson se rasti i Edina Avdiut nuk ka të bëjë me mungesë profesionalizmi, por me pikërisht të kundërtën – me punë të vlerësuar dhe me integritet profesional.
Musliu ndalet veçanërisht te fakti që vendimi për mosvazhdimin e kontratës është marrë gjatë shtatzënisë së Avdiut, duke e cilësuar këtë si standard të papranueshëm për çdo institucion që pretendon t’i afrohet praktikave evropiane.
“Edhe më e rëndë bëhet situata kur një vendim i tillë merret në periudhën e shtatzënisë së saj. Çdo institucion që pretendon standarde evropiane duhet të tregojë ndjeshmëri, ligjshmëri dhe transparencë, jo heshtje.”








