Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i është përgjigjur Isa Mustafes, në deklarimet e tij të fundit rreth qeverisjes, Kadri Veselit dhe Ekipit Negociator.
Ajo, në një status në facebook ka thënë se LDK asnjëherë s’ka qenë korrekte me Kosovën.
Musliu ka shtuar se Isa Mustafa po sillet tamam si një komunist.
“Tipik Isa, tipike LDK! Kryetari i LDK-së Isa Mustafa edhe njëherë e konfirmon se LDK eshte nje parti e cila pikë kyçe të programit të saj ka një retorikë boshe të shoqëruar nga frika për të vepruar. Isa Mustafa thotë se LDK do të angazhohet por përgjegjësia në asnjë menyrë mos ti bie atij !!! E po nuk ka edhe po ma ka endja edhe s‘po guxoj. Isa kërkon rrëzimin e Qeverisë sepse paska vënë taksë 100% Serbisë dhe me këtë paska rrezikuar raportet me BE-në!!! Ky veprim mund të ketë tronditur vetem Mogerinin dhe Isa Mustafen perndryshe është nje veprim i duhur në kohën e duhur. Nuk vazhdohet më me kërrusje kurrizi para një shteti shumë armiqësor dhe një zyrtareje të BE-së e cila nuk është e zonja të udhëheqë këtë dialog. Sa i përket shkresës nga Trump: Isa as zoti nuk të don po nuk e deshe vehtën. As USA nuk ka nevojë për aleatë që i merr secili nepër këmb dhe pa krenari kombëtare. Tani shihet qartë që imazhi i krijuar me aq mund për LDK si parti „akademike“ dhe „institucionaliste“ nuk është gjë tjetër përveç se një retorikë e cila është e ngjyrosur me nostalgji komuniste. Isa ti e din që PDK është e gatshme në çdo kohë të përballet me cdo parti në zgjedhje dhe ti sfidoi ato me lehtësi. Ne fund: me vjen mire qe me shendet qenke mire.”, ka shkruar Musliu.