Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në protestën e sotme në Hagë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo tha se kjo prani tregoi se zëri i drejtësisë nuk hesht dhe se siç u shpreh Musliu, ndërgjegjja kolektive nuk lejon që e vërteta të nëpërkëmbet.

“Një bravo e madhe shkon për të gjithë ata që morën pjesë në protestën kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë. Me praninë tuaj, treguat se zëri i drejtësisë nuk hesht, dhe se ndërgjegjja jonë kolektive nuk lejon që e vërteta të nëpërkëmbet”.

“Një bravo e madhe gjithashtu për të gjithë ata që, në çfarëdo forme, e kanë përkrahur këtë protestë, qoftë me pjesëmarrje fizike, me fjalë, me përhapjen e mesazhit, në rrjete sociale e media apo edhe me mbështetje morale nga larg”.

“Çdo kontribut ka qenë i vlefshëm dhe domethënës. Bashkë treguam se nuk jemi të pafuqishëm përballë padrejtësive, dhe se drejtësia kërkon zë, përkushtim dhe qëndresë. Faleminderit nga zemra për përkushtimin, solidaritetin dhe guximin tuaj”, ka shkruar tutje Musliu./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.