Ky kolaps, ndër më të fuqishmit në historinë e tij, tani është zbuluar se është shkaktuar nga faktorë të jashtëm.
Elon Musk tha se platforma e tij, X.com, ishte objekt i një sulmi hakerësh në shkallë të gjerë.
“Kishte (dhe ka ende) një sulm masiv kibernetik kundër X. Ne sulmohemi çdo ditë, por ky aktualisht është bërë nga shumë burime. Dhe përfshihet një grup i madh i koordinuar ose një komb i tërë. Po monitorojmë…”, ka shkruar numri një i platformës sociale në X.com.
Sot rrjeti social ishte viktimë e dy ngadalësimeve të forta.
E para gjatë natës, rreth orës dy.
E dyta në mëngjes, rreth orës dhjetë.
Të dyja zgjatën rreth 45 minuta.
Arsyet e kolapsit nuk ishin të qarta derisa Musk, i cili bleu rrjetin social, dikur Twitter, në vitin 2022 për 43 miliardë dollarë, bëri të ditur se rrjeti social ishte nën sulm.
Në të vërtetë, kur platformat kryesore si Facebook ose Instagram përjetuan ndërprerje, ishte në X vendi ku përdoruesit gjetën informacion në kohë reale për atë që po ndodhte.
Gjithashtu sepse, në rast ndërprerjesh në faqe të tjera, X.com ishte platforma ku kompanitë e prekura komunikonin problemet, zgjidhjet dhe kohën e rikuperimit në kohë reale.
Megjithatë, ky kolaps, ndër më të fuqishmit në historinë e tij, tani është zbuluar se është shkaktuar nga faktorë të jashtëm.