Jamal Musiala, aktualisht i dëmtuar (deri në nëntor), ka zbuluar se kush është shoku i skuadrës më i mirë që ka patur deri në këtë fazë të karrierës. Në një intervistë për “The Athletic”, ai ka zgjedhur një veteran bavarez.
“Këtë titull do ia jepja Thomas Müller-it. Kam mësuar shumë prej tij, shumë copëza të vogla këshillash. Jam argëtuar shumë me të. Ka plot lojtarë që mund të përmend, por Thomas është në krye të listës sime”.
I pyetur se cili është rivali më i vështirë që ka hasur në karrierë, Musiala ka zgjedhur një tjetër gjerman.
“Antonio Rüdiger. Kemi luajtur kundër Real Madrid në Champions League dhe ishte shumë e vështirë me të, edhe pse e njoh prej vitesh. Nuk është bukur ta kesh si kundërshtar”.
The post Musiala zgjedh shokun më të mirë dhe rivalin më të vështirë në karrierë appeared first on Telesport.