Lajme të mira për Bayern Munich. Jamal Musiala është gati të rikthehet në skuadër, 6 muaj pas dëmtimit të rëndë të pësuar në Botërorin për Klube, pas një përplasjeje me Gianluigi Donnarumma, që i shkaktoi frakturë të “perones”.
Trajneri Vincent Kompany foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së Bundesligës ndaj Leipzig: “Nëse gjithçka shkon mirë, plani është që ai të jetë me skuadrën. Është diçka madhështore. Jamal rrezaton shumë energji pozitive. Edhe gjërat e vogla janë fantastike. I vlerëson shumë më tepër. Ai po e jeton këtë moment, ashtu si Alphonso Davies. Dua t’i mbroj të dy. Prioriteti është integrimi”.
Kompany theksoi se dëmtimet i kanë dhënë Musiala kohë për të rindërtuar trupin, forcën, lëvizshmërinë dhe shpejtësinë, duke besuar se “ndonjëherë nuk është një hap pas, por një hap përpara”. Ai siguroi mbështetje të plotë nga stafi dhe nënvizoi se këta lojtarë “mund të bëjnë diferencën” në garën për trofe.
The post Musiala rikthehet në dispozicion të Kompany, 6 muaj pas dëmtimit të tmerrshëm appeared first on Telesport.










