Mushkolaj: Kurti qëllimshëm po e zgjat bllokadën, e bashkë me të edhe stagnimin e vendit – qëllimshëm dhe turpshëm

Analisti Imer Mushkolaj, thotë se Albin Kurti po vazhdon ta bllokojë konstituimin e Kuvendit duke insistuar që për kryetare të votohet Albulena Haxhiu, raporton GazetaBlic.

Mushkolaj thotë se Kurti qëllimshëm po e zgjar bllokadën e bashkë me të edhe stangimin e vendit.

“Albin Kurti po vazhdon ta bllokojë konstituimin e Kuvendit, duke insistuar që për kryetare të votohet Albulena Haxhiu. Pavarësisht që partitë opozitare kanë propozuar zgjidhje, Kurti insiston për Haxhiun, thua se fati i Kosovës varet nga zgjedhja ose jo e saj. Ajo nuk ka asgjë të jashtëzakonshme – një politikane e rëndomtë, ministre e dobët. Por Kurti qëllimshëm po e zgjat bllokadën, e bashkë me të edhe stagnimin e vendit. Qëllimshëm dhe turpshëm”, ka shkruar ai.