Analisti politik Imer Mushkolaj, ka ironizuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të sotme për Kuvendin e Kosovës.
Mushkolaj, ka thënë se kryetari Mustafa që për disa vite ka shërbyer si profesor i lëndës së Mikroekonomisë në Fakultetin Ekonomik, po e dërgon LDK-në drejt një mikro partie.
“Isa Mustafa, profesor i Mikroekonomisë, po e çon LDK’në drejt një mikro partie. Bravo profë!”, ka shkruar Mushkolaj, në një status të publikuar në “Facebook”.
Sipas të dhënave të preliminare nga KQZ, LDK-ja është partia e tretë me 13.54% të votave në nivel vendi.