Muriqi shkuan historinë, Mallorca merr një fitore të artë por mbijetesa sërish nuk është e siguruar

Mallorca ka fituar 3-0 ndaj Rayo Vallecano në sfidën e luajtur në “Son Moix”, e vlefshme për javën e 31-të në La Liga. Protagonisti kryesor i takimit ishte padyshim Vedat Muriqi, me dy gola të shënuar.

Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një krosimi nga goditja e këndit, Muriqi i harruar në zonë nga kundërshtarët dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 40-të, aksion i shpejtë i Mallorca-s, Pablo Torre pason për Luvumbo, i cili asiston për Muriqin dhe sulmuesi dardan dërgon topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës.

Me dy golat e shënuar sot, Muriqi numëron 21 gola në La Liga këtë sezon. Vetëm Mbappe ka bërë më mirë se sulmuesi dardan me 23 gola të shënuar. Me këtë dy golësh, Vedat Muriqi parakalon legjendën Samuel Eto dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorca-s me 55 gola të shënuar.

Në pjesën e dytë, Mallorca shënoi edhe golin e tretë me të sapo futurin në fushë Jan Virgili, pas asistit të Pablo Torre. Në takimin e sotëm pati disa minuta edhe për Marash Kumbullën, mbrojtësi i Shqipërisë u fut si zëvendësues në minutën e 72-të.

Mallorca fiton 3-0 dhe renditet në vendin e 15-të me 34 pikë, por sërish është në rrezik për mbijetesën. Lojtari i ndeshjes? Sigurisht që Vedat Muriqi.

The post Muriqi shkuan historinë, Mallorca merr një fitore të artë por mbijetesa sërish nuk është e siguruar appeared first on Telesport.