Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është në formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Rizesporin në Turqi.
Në ndeshjen që ekipi i tij po e zhvillon ndaj Galatasarayt, Muriqi ka shënuar gol për ta barazuar rezultatin 1 – 1, në fundin e pjesës së parë.
Kujtojmë se Galatasaray është duke luftuar për titull, ndërsa për Rizespor kjo ndeshje është vetëm formalitet.
Ky ishte goli i 15-të i tij në Superligën e Turqisë, derisa kontribuar edhe me 7 asiste.
Ja goli i Muriqit: