Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shprehur i lumtur që arriti të realizojë gol në ndeshjen e parë me Fenerbahçen në Superligën turke.
Ai shënoi supergol në fitoren e thellë 5:0 në xhiron e parë të sezonit ndaj Gaziantepit.
Pas takimit, Muriqi ka thënë se është tejet i lumtur për fitoren.
“Jam shumë i lumtur për fitoren. Ishte shumë e rëndësishme për ne. Pavarësisht kundërshtarit në javën e parë, rezultati dhe paraqitja duhet të bëjnë të ndihen mirë fansat. Jam shumë i lumtur”, ka thënë ai.
Duke komentuar supergolin, Muriqi ka thënë se shpreson të shënojë shumë gola përgjatë sezoni.
https://twitter.com/golkrampon/status/1163500536647376897