Muriqi FENOMENAL, dita më e lumtur në karrierë. Mallorca me super fitore ndaj Bilbao, skuqen baskët (video)

Mallorca ka fituar në shtëpi 3-2 ndaj Athletic Bilbao për javën e 20-të në La Liga, ku protagonisti kryesor i takimit ishte Vedat Muriqi me 3 gola të shënuar. Fillimisht, vendasit gjetën golin që në minutën e 5-të me të zakonshmin Vedat Muriqi.

Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Sergi Darde, Vedat Muriqi dërgon topin në rrjetë me një goditje me të djathtën brenda zonës. Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi Athletic Bilbao barazoi shifrat në minutën e 7-të me Unai Gomez.

Në minutën e 39-të, Vedat Muriqi gjen sërish golin, këtë herë nga penalltia, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga mbrojtësi kundërshtar. Nico Williams barazoi shifrat 2-2 në fund të pjesës së parë, me një goditje shumë të bukur me të majtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-2.

Në minutën e 67-të, sërish penallti për Mallorcën, sërish Muriqi tregohet i saktë, duke kompletuar kështu “hat-trickun” e tij në këtë takim. Bilbao e mbylli takimin me dy kartonë të kuq, Gorka Guruzeta me dy të verdhë, autori i golit të parë Unai Gomez u ndëshkua direkt me të kuq për protesta, por në atë moment ishte në stol, pasi ishte zëvendësuar më parë.

Mallorca fiton 3-2 dhe merr një fitore shumë të rëndëishme në garën për mbijetesë, duke u renditur për momentin në vendin e 13-të me 21 pikë. Titullar sot ishte edhe Marash Kumbulla për Mallorca-n, i cili bëri një paraqitje të mirë.

“Lojtari më i mirë i ndeshjes” sigurisht shkon për Vedat Muriqin, i cili me 3 golat e shënuar sot, shkon në 14 gola. Më mirë se sulmuesi i Kosovës ka bërë vetëm Kylian Mbappe me 19 gola.

SHIKOGOLAT

The post Muriqi FENOMENAL, dita më e lumtur në karrierë. Mallorca me super fitore ndaj Bilbao, skuqen baskët (video) appeared first on Telesport.