Hekuran Murati, ministër në detyrë i financave, ka përgënjështruar një lajm që fliste për kinse pagë të 13-të. Ai ka thënë se ku është lajm i rremë, dhe se paga e 13-të është paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026, i cili nuk kaloi në Kuvend.
E plotë:
Lajmet e rreme nuk kalojnë!
Paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026.
Por siç e dinë të gjithë, ligjin e buxhetit për vitin 2026 nuk e votuan PDK/LDK/AAK-Nisma.
Është për keqardhje që në mungesë të një programi të mirëfilltë, krejt çka u ka mbetur opozitës dhe portaleve të tyre, janë rrenat e vazhdueshme, me shpresën se diçka mbetet, dhe kësisoj gjenerojnë pakënaqësi ndaj qeverisë.
Për çfarëdo lajmi a vendimi, Qeveria çdoherë i ka njoftuar qytetarët në mënyrë transparente.
Prandaj nëse shihni çfarëdo njoftimi që ka të bëjë me Qeverinë, mos u besoni pa e verifikuar fillimisht nëse diçka e tillë është thënë nga kanalet zyrtare të Qeverisë.










