Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet me rritje prej 20%.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka listuar skemat se si vijon ekzekutimi me rritje.
“Sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit me datën 15 të muajit”, ka shkruar Murati në Facebook.
Skemat si vijon ekzekutohen me rritjen prej 20%:
– Pensioni Bazik i Moshës,
– Pensioni Kontributpagues, i plotë dhe parcial,
– Pensionet për Aftësi të Kufizuara,
– Pensioni për Personat e Verbër,
– Pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë,
– Pensioni Invalidor i Punës,
– Pensioni Familjar, dhe
– Pensioni i Parakohshëm i Trepçës.
“Qeveria për të gjithë!”, ka përfunduar Murati.