Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se nga vitit 2025, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik, raporton gazeta online Reporteir.net.
Lidhur me këtë, në një konferencë të thirrur për media, Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, bëri të ditur se pagat do të rriten 55 euro bruto nga janari për punëtorët e sektorit publil, ndërsa gjyasma tjetër e koeficientit nga korriku, pra gjithsej 110 euro shtesë.
“Edhe në diskutimet që kemi pasur me partnerët tanë ndërkombëtarë, ka qenë një negocim I vazhdueshëm, në mënyrë që t’i bindim. Rritja e pagave bëhet në dy faza, në mënyrë që të mundësohet edhe përfshirja brenda për brenda kufirit buxhetor. Fillimisht rritja e parë do të bëhet nga pagat e janarit, 55 euro bruto për të gjithë të punësuarit, ndërsa faza e dytë, nga korriku hyn në fuqi pjesa e dytë e rritjes, pra gjysma tjetër e koeficientit, për të rezulutuar në një koeficient të plotë, pra 110 euro shtesë për secilin të punësuar në sektorin publik”, deklaroi Murati para gazetarëve.
Ndërkaq, i pyetur se kur do të dorëzohet në Kuvend Ligji i Buxhetit, Murati bëri të ditur se ekipet janë në finalizim të këtij ligji dhe sapo të jetë gati, do të mbahet për ta proceduar në Kuvend.
“Ekipet janë duke e finalizuar ligjin e buxhetit, sapo ta kemi gati, ditën e nesërme mund të mblidhet mbledhja për ta proceduar më pas në Kuvend. Ligji i buxhetit s’do të bëhet pjesë e ndonjë beteje politike, apo fushate zgjedhore, sepse është ligj që duhet të kalohet me patjetër”, deklaroi tutje Murati.
Ndërkaq, Kurti bëri të ditur se buxheti për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro.
“Për vitin 2025 buxheti i planifikuar për shpenzim shënon nivelin mbi 3.6 miliardë euro, që krahasuar me vitin 2020 është për 60 për qind më i lartë. Këtë rritje nuk e arritëm duke rritur shkallët tatimore, tatimin e zvogëluam duke e liruar pagën minimale nga tatimi në pagën personale”, ka thënë Kurti.