Murati: Pavarësisht përpjekjeve deri në orët e fundit, opozita refuzoi konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se përkundër përpjekjeve të pandërprera deri në orët e vona, nuk është arritur të konstituohet Kuvendi i Kosovës, për shkak të refuzimit të opozitës për të përmbushur detyrimet kushtetuese.

Në një deklaratë dhënë nga holli i Kuvendit, Murati theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e gatshme për të krijuar institucionet dhe për të kaluar procesin e konstituimit, por sipas tij, ka munguar vullneti nga ana e deputetëve të opozitës.

“Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve dhe shtysës sonë për të krijuar institucionet, s’patëm sukses. E pamë që deputetët e opozitës sërish refuzuan të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që të votojnë. Nuk u është dhënë as shansi deputetëve përmes votimit të fshehtë të krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati.

Ai shtoi se ky veprim përbën një pengesë serioze në funksionimin demokratik të institucioneve dhe përballet me pasoja të mëdha për vendin.

The post Murati: Pavarësisht përpjekjeve deri në orët e fundit, opozita refuzoi konstituimin e Kuvendit appeared first on Kosovapost.net.