Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka akuzuar partitë opozitare se kanë refuzuar mbi 30 herë të kryejnë detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit, duke e kundërshtuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.
Sipas Muratit, preteksti se një votim i tillë është antikushtetues nuk mbështetet askund në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai theksoi se aktgjykimi i Gjykatës lejon qartësisht që deputetët të votojnë si në mënyrë të hapur, ashtu edhe të fshehtë.
“Nga Gjykata Kushtetuese u vlerësua që është në përputhje të plotë me Kushtetutën votimi i fshehtë”, tha Murati, duke shtuar se “deputetët e opozitës janë të vetmit që shkelën Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votim”.
Ai kritikoi gjithashtu përpjekjet e opozitës për të dhënë, sipas tij, interpretime të reja për aktgjykimin përmes juristëve të tyre.
“Shkelësit e vetëm të Kushtetutës tashmë të konfirmuar janë deputetët e opozitës”, shtoi deputeti i LVV
The post Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim appeared first on Kosovapost.net.