Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Valon Murati, referuar kërkesës së Prokurorisë Specializuar të Hagës për burgim me 180 vite për ish-krerët e UÇK-së, për çka tha se historia “do të jetë e pamëshirshme ndaj urrejtësve dhe brejtësve të sotit”.
Murait shtoi se nuk ka prokurori dhe gjykatë që mund të gjykojë luftën e një populli për liri.
“Nuk ka prokurori, e as gjykatë në botë, që mund të gjykojë luftën për liri të një populli. Jashtë zhurmave të momentit, pasioneve urrejtëse nga mllefet e të gjitha llojeve, lufta e popullit shqiptar e prirë nga UÇK-ja dhe bijtë e bijat që i prinë dhe u rreshtuan në këtë luftë, do të mbesin pika më e ndrishtme e historisë sonë më të re.
Një ditë, jo larg nga e sotmja, historia do të jetë e pamëshirshme ndaj urrejtësve e brejtësve të sotëm, e do të ngris lart, të pastër si loti ata që ishin në ballë të luftës sonë që solli lirinë që po e gëzojmë, këtë liri që ka hapur mundësi të pafundhme edhe për të hedhur baltë mbi vetë luftën dhe bartësit e saj”, shkroi ai.










