Murati “ngatërrohet”, derisa iu drejtua studentëve për 100 eurot, përmend “mandatin e qeverisë” që nuk ekziston

Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati, duke u krekosur për 100 eurot për studentët, përçka edhe vet Kurti u dërgoi mesazh në numrat e telefonit privat studentëve, ka provuar t’i lajthisë studentët si dhe publikun.

Ai përmend se është hera e tretë që “Qeveria Kurti gjatë mandatit mbështet studentët me pagesë të njëhershme prej 100 eurove. “.

Pra, ai fut fjalën “mandat”, kur dihet se mandate i qeverisë ka skaduar, përçka ka aktgjykim të Gjykatës Supreme, si dhe letër zyrtare të BE-së, drejt Kurtit.

E plotë:

Sivjet bëhet hera e tretë që Qeveria Kurti gjatë mandatit mbështet studentët me pagesë të njëhershme prej 100 eurove.

Kemi bërë semestrin e studimeve falas, dhe kemi shtuar numrin e bursave universitare.

Kemi zbatuar programe të praktikës në qeveri për studentët.

E së fundmi kemi lansuar edhe programin e Bursës së Mobilitetit për Studentë.

Për studentët kemi bërë më shumë sesa cilado qeveri para nesh. Sepse ne vërtetë e mendojmë kur e themi që rinia janë e ardhmja e shtetit!

Qeveria për Studentët!