Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar qëndrimin e opozitës si të pandryshueshëm dhe të vazhdueshëm në shkelje të Kushtetutës.
.“Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare dhe në shkelje të Kushtetutës në vazhdimësi. Ju e dëgjuat teksa tentonin që të uzurponin foltoren, duke thënë që po shkelet Kushtetuta. Nuk ka ndryshim të rendit të ditës, është shpifje ajo që po thotë opozita,” deklaroi Murati.
Ai shtoi se nëse ka ndonjë shkelje, ajo është nga ana e opozitës për refuzimin për të votuar, duke theksuar se Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar qartë çështjen e formës së votimit.
“Nëse ka shkelje, është mosvotimi nga ana e opozitës. Në shtjellimin e saj, Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë përgjigje se votimi i fshehtë është i lejuar apo jo.”
Murati theksoi se situata aktuale ka dy zgjidhje: arritja e një konsensusi, që sipas tij është penguar në vazhdimësi nga opozita, ose votimi i drejtpërdrejtë.
“Kemi dy situata këtu: ose duhet që të ketë konsensus, të cilin e kanë çrregulluar në vazhdimësi partitë opozitare, ose duhet që të shkohet në votim dhe të gjendet rruga më e lehtë,” tha ai.
The post Murati: Është për keqardhje qëndrimi i opozitës – Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se votimi i fshehtë lejohet appeared first on Kosovapost.net.