Mungon Ronaldo, por AL-Nassar merr fitoren e 12-të rresht dhe kryeson e vetme

Pavarësisht se mungonte ylli kryesor i ekipit, Cristiano Ronaldo, Al-Nassr ka amrrë fitoren e 12-të rresht në ligën profesioniste në Arabinë Saudite, ku ka mundur 0-5 në transfertë Al-Khaalej, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të.

Ekipi i drejtuar nga Jorge Jesus, e mbylli pjesën e parë në avantazhin e ngushtë 0-1, falë golit të Al Hamdan në minutën e 30-të. Pjesa e dytë foli e gjitha për Al-Nassr, që shënoi edhe 4 herë të tjera. Dopietë e Joao Felix në minutar 73′ dhe 79′, si dhe golat e Yahya 54′ dhe Angelo 90+2.

Dy rivalët kryesor të Al-Nassr në garën për titullin kampion, Al-Hilal fitoi në transfertë 0-1 ndaj Al Fateh, me golin e vetëm të shënuar nga Sergi Milinkovic në fillim të pjesës së dytë.  Al-Ahli bëri një hap fals pas humbjes 3-2 në transfertën ndaj Al-Qadisah, që mban vendin e katërt në kampionat me 60 pikë. Al-Ahli mban vendin e tretë me 62 pikë, Al-Hilal vendin e dytë me 64 pikë dhe kryeson e vetme me 67 pikë Al-Nassr.

The post Mungon Ronaldo, por AL-Nassar merr fitoren e 12-të rresht dhe kryeson e vetme appeared first on Telesport.