Mungon Muçi, por Trabzonspor fiton supersfidën ndaj Galatasaray-it dhe futet në garë për titullin (video)

Trabzonspor ka marrë fitoren e gjashtë rresht në Superligën turke, këtë herë ndaj kryesuesve të Galatasaray-it, me rezultatin 2-1.

Supersfida e luajtur në “Papara Park” u zhbllokua shumë herët që në minutën e 4-të, ku i zakonshmi Paul Onuachu shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Wagner Pina. Për sulmuesin nigerian ky është goli i 22-të këtë sezon në Superligën turke. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.

Pjesa e dytë nis më mirë për Galatasaray-in, që gjen golin e barazimit 1-1 me Wilfried Singo në minutën e 48-të. Pas një krosimi në zonë të Baris Alper Yilmaz, Singo dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën brenda zonës.

Në minutën e 62-të, Chibuike Nwaiwu shënoi me kokë për Trabzonspor, pas krosimit që moti nga një goditje dënimi. Shfirat nuk ndryshuan deri në fund, Trabzonspor fiton 2-1 dhe mban vendin e dytë me 63 pikë, një pikë më pak se Galatasaray i vendit të parë, që ka një ndeshje më pak. Ernest Muçi mungoi në këtë takim për shkak dëmtimi.

Nesër, lueht supersfida tjetër e javës së 28-të në Superligën turke, Fenerbahce-Besiktas.

The post Mungon Muçi, por Trabzonspor fiton supersfidën ndaj Galatasaray-it dhe futet në garë për titullin (video) appeared first on Telesport.