Mungon Lautaro? Punë e madhe. SUPER Thuram i jep fitoren Interit në Holandë. PSG e nis aty ku e la (video)

Pas humbjes dramatike fundjavën e kaluar 4-3 në derbin ndaj Juventusit, Inter ka reaguar në mënyrën më të mirë, duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Ajax, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Champions League. Në minutën e 34-të, Thuram tërhiqet nga Baas nga fanella dhe arbitri jep të verdhë për lojtarin e Ajax dhe penallti për Inter. Ndërhyn VAR, anullohet penalltia, për një faull të mëparshëm gjatë aksionit.

Megjithatë, nuk do të vononte shumë dhe zikaltërit do të gjenin golin. Në minutën e 42-të, Calhanoglu kroson nga këndi, Thuram dërgon me kokë topin në rrjetë. Në fillim të pjesës së dytë, përsëritet e njëjra skenë. Kroson Calhanoglu nga këndi, Thuram shënon sërish me kokë. Rezultati final, Ajax-Inter 0-2.

SHIKOGOLAT

PSG e ka nisur sezonin e ri të Champions League me fitore bindëse, duke mposhtur Atalantën 4-0 në “Parc des Princes”.

Ishte Marquinhos ai që zhbllokoi shifrat pas tre minutash lojë. Gjithçka nisi pas një topi të humbur nga Bellanova, Fabian Ruiz asiston për Marquinhos, braziliani dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 39-të, Kvaratskhelia tregon gjithë klasin e tij dhe dyfishon shifrat me një gol shumë të bukur. Në fund të pjesës së parë, Bradley Barcola gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fillim të pjesës së dytë, Nuno Mendes edhe pse është mbrojtës tregon aftësitë e tij si sulmues, duke shmangur dy mbrojtës me mjaft klas dhe dërgon topin në rrjetë. Në fund të kohës së rregullt, Goncalo Ramos vulos fitoren 4-0 me golin e tij.

SHIKOGOLAT

The post Mungon Lautaro? Punë e madhe. SUPER Thuram i jep fitoren Interit në Holandë. PSG e nis aty ku e la (video) appeared first on Telesport.