Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts po vazhdon të kundërshtojë ashpër pretendimet e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, lidhur me dëshmitë që ajo përdorë ndaj ish-kreut të UÇK-së.
Sipas tij, dëshmitë e pranuara nga disa dëshmitarë, veçse zbehin besueshmërinë në këtë prokurori.
“Kjo në vetvete nuk bën asgjë tjetër veçse e përforcon edhe më tepër mungesën e besueshmërisë së dëshmitarëve ku mbështet ZPS-ja”, tha ai.
Avokati përmendi një dëshmitar, që sipas tij, përgjigjet e pyetjeve që iu kanë parashtruar, i ka dhënë ashtu siç ka dashur ai, duke manipuluar ZPS-në.










