Sipas tij, 50% e pacientëve janë të kënaqur me shërbimet shëndetësore, një pjesë tjetër është mesatarisht e kënaqur, ndërsa rreth 10% shprehen të pakënaqur.
Kodra thekson në Klan Kosova FM, se kjo situatë vjen si pasojë e disa problemeve në sistem, si: mungesa e barnave esenciale, mungesa e aparaturave mjekësore, pritjet e gjata ndonjëherë të paarsyeshme, dhe burokracia në institucionet publike shëndetësore.
Si rezultat, shumë qytetarë e bojkotojnë shërbimin shëndetësor ose nuk kanë qasje të duhur në të, duke ndikuar negativisht në jetëgjatësinë e tyre.